Napoli e do Jean-Philippe Mateta pasues te Llorentes

Napoli e do Jean-Philippe Mateta pasues te Llorentes

Drejtuesit e Napolit mendojnë për pasuesin e Fernando Llorentes, i cili mund të largohet.

Të kaltrit pëlqejnë Jean-Philippe Mateta, sulmuesin francez që luanë në Bundesligë me Mainzin. Për kartonin e 22-vjeçarit italianët kanë gati një ofertë 22 milionë euro plus bonuse, ndërkohë që është arritur një akord me agjentin e futbollistit.

Për të mbyllur transferimin e francezit, presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis, kërkon të kuptojë nëse ka vend për një tjetër sulmues në ekip.

Në rast se Llorente largohet në merkaton e janarit, atëherë afrimi i Matetas do të ishte thuajse i sigurt.