Liverpool nuk e mendon rikthimin e Coutinho-s

Liverpool nuk e mendon rikthimin e Coutinho-s

Liverpooli nuk ka ndërmend ta rikthejë Philippe Coutinho në “Anfield”, raporton “El Desmarque”.

Braziliani, i cili po luan tek Bayern Munich në formë huazimi, duket në fund të këtij sezoni, do të largohet nga “Alianz Arena”.

Coutinho me gjasë do të rikthehet tek Barcelona, por e ardhmja e tij, duket se do të jetë në një klub tjetër evropian, transmeton Scanner.

Mediat e huaja dje kanë raportuar se opsion për Coutinhon është rikthimi tek Liverpooli, por sipas “El Desmarque”, ‘The Reds’ nuk e mendojnë rikthimin e brazilianit tek Liverpool.