Juve insiston për Pogban

Juve insiston për Pogban

Juventusi po mendon qysh tash për afatin kalimtar të verës. “Bianconeri” nuk kanë hequr dorë ende nga rikthimi i Paul Pogbas në Itali.

Përfaqësuesi francez kishte shkëlqyer tek kampioni italian, por më pas ishte rikthyer në Manchester United.

Por, tash klubi nga Torino po e mendon strategjinë për të ardhur deri tek kampioni i botës me Francën. Juve duhet ta mposht konkurrencën e Real Madridit, i cili po ashtu e do Pogban, raporton GE.

“Djajtë e Kuq” mund ta shesin mesfushorin ofanziv për afro 150 milionë euro.

Ndërkohë, nga Juve pritet të largohet Emre Can, të cilin e do Borussia Dortmundi.