Edhe një ish-luftëtar i UÇK-së ftohet Specialja

Edhe një ish-luftëtar i UÇK-së ftohet Specialja

Hajrush Kurtaj, ish-luftëtari i UÇK-së nga Kaçaniku ka marrë ftesë nga Gjykata Speciale.

Ai këtë e ka bërë të ditur përmes një statusi në Facebook ku tha se është krenar për të luftën e tij në mbrojtje të atdheut, njofton Klan Kosova.

“Gjithë jetën kam qenë i angazhuar për të mirën e Kosovës dhe këtë e kam bërë tërësisht në baza vullnetare dhe me përkushtimin më të lartë. Epoka e Ushtrisë Çlirimtare e Kosovës, është pjesa më krenare e jetës sime”.

 

Ai do të intervistohet në Hagë më 10 shkurt të këtij viti.

“Gjenerata ime, si shumë gjenerata të tjera, ka përjetuar shtypjen e rëndë të kombit tonë. Ne nuk jemi pajtuar me atë gjendje, dhe unë jam krenarë që i jam përgjigjur thirrjes së atdheut tim për lirinë e kombit. Të gjitha angazhimet e mia i kam realizuar me nder dhe përgjegjësi të plotë, e me krenari të jashtëzakonshme”.

Ai u shpreh i bindur se edhe kjo gjykatë do ta vërtetojë luftën e drejtë dhe të pastër të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, por edhe që do t’i ndalë goditjet ndaj të vërtetës së popullit tonë dhe Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.


MË SHUME NGA Aktuale