Pompeo vizitë në Londër dhe Ukrainë

Pompeo vizitë në Londër dhe Ukrainë

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo do të shkojë javën e ardhshme në Londër, për bisedime të nivelit të lartë para Brexit-it, deklaroi sot Departamenti amerikan i Shtetit, duke shtuar se më pas ai do të vizitojë Ukrainën dhe vendet e Azisë Qendrore.

Pompeo planifikon të takojë kryeministrin, Boris Johnson dhe Sekretarin e Jashtëm, Dominic Raab më 29 Janar, për të ripohuar marrëdhënien speciale dhe për të diskutuar për një marrëveshje tregtare midis dy vendeve, pasi Britania të largohet zyrtarisht nga Bashkimi Evropian.

Pompeo planifikon vizitojë Kievin, për të takuar presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelenskyn dhe politikanë të tjerë të lartë.

Zelensky është bërë pjesë e politikës së brendshme të SHBA-së, për bisedat e tij me presidentin Donald Trump./ATSH/


MË SHUME NGA Bota