Monaco vjen më ofertë joshëse për Mertens

Monaco vjen më ofertë joshëse për Mertens

Dries Mertens duket se do të largohet nga klubi italian, Napoli.

Sipas mediave italiane, klubi francez, Monaco është gati ta rrëmbejë lojtarin.

Krerët e skuadrës franceze, thuhet se kanë bërë gati një ofertë joshëse dy vjeçare në vlerë prej 5 milionë euro në sezon për Mertens, raporton Scanner.

Negociatat mes Monacos dhe Napolit mësohet se janë në fazën finale, dhe lojtari pritet që shumë shpejtë të “fluturojë” drejt Monacos.