“Neuer është portieri më i mirë që bota ka pasur ndonjëherë”

“Neuer është portieri më i mirë që bota ka pasur ndonjëherë”

Shefi i Bayern Munich, Karl – Heinz Rummenigge, nuk ka kursyer lëvdatat për Manuel Neuer.

Neuer, portieri aktual i Bayern Munich është një nga ata që ka bërë historinë si me Bayern, ashtu edhe me kombëtaren e Gjermanisë.

Me të arriturat e tij, Neuer ka bërë një vend të veçantë te Rummenigge, sipas të cilit, ai është më i miri që bota ka pasur.

“Kam parë të gjithë: Sepp Maier, Oliver Kahn dhe Manu (Neuer). Kam respekt të madh për Sepp dhe Oli, ishin klas botëror” ka thënë Rummenigge, transmeton lajmi.net.

“Por, çfarë Manuel ka bërë ishte diçka tjetër: Ai ngriti pozitën e portierit në nivele të tjera. Manu është portieri më i mirë që bota ka pasur ndonjëherë”, shtoi shefi i Bayern.

Neuer do të ketë tashmë konkurrencë të re te Bayern Munich, pasi skuadra ka nënshkruar me Alexander Nubel, i cili në verë i bashkohet gjigantit bavarez.