Dortmund shkatërron Kolnin e Rexhbeçajt

Dortmund shkatërron Kolnin e Rexhbeçajt

Borussia Dortmund duket se tashmë e ka lënë prapa serinë negative.

“Milionerët” shkatërruan Kolnin, duke e mposhtur bindshëm prej 5-1, sontë në kuadër të Bundesligës gjermane.

Përforcimi i ri i Dortmundit, Haaland ka shkëlqyer edhe në këtë ndeshje, duke shënuar dy gola, derisa Guerriro, Reus e Snacho shënuan nga një gol, kurse, golin e vetëm për ekipin mysafire e realizoi Uth. Në radhët e Kolni në pjesën e dytë u aktivizua edhe kosovari Rexhbeçaj.

Pas kësaj fitore, Dortmund ngjitët në vendin e tretë me 36 pikë, kurse, Kolni renditet e 13-ta me 20 pikë të tubuara.