Presidenti Erdogan reagon pas tërmetit

Presidenti Erdogan reagon pas tërmetit

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka reaguar pas tërmetit me magnitudë 6.8 shkallë të Rihterit që la deri tani të paktën 14 persona të vdekur dhe mbi 300 të lënduar.

“Si president i Turqisë, dua t’iu bëj me dije që po ndjek nga afër të gjitha zhvillimet. Ne qëndrojmë pranë popullit tonë me të gjitha institucionet. Të gjithë vëllezërit tanë që kanë humbur jetën  si pasojë e tërmetit i mëshiroftë Zoti, derisa uroj shërim të shpejtë për të gjithë ata që janë të lënduar”, ka shkruar ai në Twitter.