Emrush Xhemajli ftohet nga Gjykata Speciale

Emrush Xhemajli ftohet nga Gjykata Speciale

Zyra e Prokurorit të Specializuar ka ftuar dje për intervistim edhe ish-deputetin, Emrush Xhemajli.

Xhemajli ka njoftuar se më 24 janar 2020, ka marrë ftesë me shkrim nga Zyra e Prokurorit të Specializuar për të shkuar në Hagë të Holandës në cilësinë e dëshmitarit.

“Çka mendoj unë për Dhomat e Specializuara dhe mënyrën e themelimit të tyre e kam thënë publikisht dhe nuk është rasti ta përsëris. Tani mund të them vetëm këtë: Ata deputetë/te të Republikës së shtetit tim që votuan gjykatë speciale, apostafat kundër UÇK-së, do ta kenë njollë të zezë ndër breza!”, ka shkruar ai.


MË SHUME NGA Aktuale