AAK mban kuvendin zgjedhor në Zvicër

AAK mban kuvendin zgjedhor në Zvicër

Në vazhdën e procesit zgjedhor të brendshëm që po zhvillon Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës në të gjitha nivelet, ku së fundi u themelua edhe nëndega në Cyrih, nesër në ora 13:00, ky subjekt politik mban asamblenë e përgjithshme, ku do të zgjidhet kryesia e re, kryetari i degës së AAK-së për Zvicër, nënkryetarët, si dhe sekretari i degës.

Ndërsa prezent nga niveli qendror i partisë do të jenë deputetët, Daut Haradinaj dhe Time Kadrijaj.

Ndërkohë në po të njëjtën ditë, nga ora 15:00 deputetë Daut Haradinaj dhe Time Kadrijaj do të marrin pjesë në takimin me bashkatdhetarë në restorantin “Salmen” Uitikonerstrasse 17 8952 Schilern, në restorantin “Salmen” Uitikonerstrasse 17 8952 Schilern, në Zvicër.


MË SHUME NGA Aktuale