​Maqedoni, fushata e nisur para kohe, po bëhet gjithnjë e më e ashpër

​Maqedoni, fushata e nisur para kohe, po bëhet gjithnjë e më e ashpër

A do të ndikojë vlerësimi për zgjedhjet e ardhshme parlamentare më 12 prill, në vendimin përfundimtar për marrjen e datës, për fillimin e bisedimeve me BE-në, të cilën Maqedonia e Veriut e pret në samitin e Zagrebit në pranverë.

Bashkëbiseduesit për Alsat, thonë se partitë si aktorët kryesorë duhet të jenë të vetëdijshëm për fazën në të cilën ndodhet shteti, dhe prandaj nuk duhet të lejojnë zgjedhje të parregullta, pasi ato mund të ndikojnë në vendimin e anëtarëve të BE-së.

Ata theksojnë se për shkak të nivelit të ulët të kulturës politike, ata duhet të nënshkruajnë një Memorandum Bashkëpunimi, që do të çojë në sigurimin e zgjedhjeve të rregullta.

Sipas Lulzim Hazirit, në prag të marrjes së datës eventuale, partitë sikur janë “vetëdijesuar”. Partitë tona fillojnë fushatat e tyre posa të kuptojnë se do të ketë zgjedhje, e jo nga data e fillimit të fushatës zgjedhore dhe tashmë gjithçka është e qartë. Sidoqoftë, ai është i bindur se asnjë parti nuk do të lejonte të luajë me shanset për në BE.

Në prag të zgjedhjeve, disa ambasadorë evropian në vend porositën që përveç reformave dhe miratimit të Ligjit për Prokurorinë Publike, për marrjen e të datës për fillimin e negociatave me BE-në, nevojiten zgjedhje korrekte dhe demokratike.