Postieri mban 24,000 dërgesa, urrente të punonte

Postieri mban 24,000 dërgesa, urrente të punonte

Policia japoneze po heton rastin e një ish-postieri që mbajti rreth 24,000 dërgesa në shtëpinë e tij ndër vite pasi ai "urrente ta bënte këtë punë".

Burri 61-vjeç, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur, tha se urrente dërgimin e postës dhe nuk donte të dilte më pak i aftë se kolegët e tij të rinj.

Në shtëpinë e tij në Kanagawa, afër Tokios, janë gjetur rreth 24,000 dërgesa të ndryshme postare, të cilat ai i ka ruajtur që nga viti 2003, raporton BBC.

Posta ku ai punoi e pushoi atë pas hetimit dhe u kërkoi falje qytetarëve, duke premtuar se dërgesat do të dorëzoheshin sa më shpejt.

Nëse dënohet, ish-postieri përballet me një dënim me burg të paktën tre vjet dhe me gjobë deri në 500.000 jen ose 4.000 dollarë.