“Robo-Ronaldo” pushton rrugët e qytetit italian

“Robo-Ronaldo” pushton rrugët e qytetit italian

Një statujë e madhe e futbollistit portugez Cristiano Ronaldo ka “pushtuar“ rrugët e qytetit të vogël italian të Viareggio gjatë karnavaleve.

Statuja e sulmuesit të Juventusit ishte konceptuar në formë roboti dhe duhet thënë që ngjante shumë herë më mirë nga busti që kanë vendosur për nder të tij në qytetin e lindjes në Madeira.

Karnavalet e Viareggios janë një event shumë i rëndësishëm në zonën e Toskanës dhe ato ndiqen nga qindra mijëra njerëz. Gjatë festimeve, organizatorët, përveç kostumeve shumë ngjyrëshe dhe maskave, krijojnë dhe statuja të njerëzve të rëndësishëm si politikanë apo sportistë.