Grabitje me armë në Gjilan

Grabitje me armë në Gjilan

Një person ka raportuar se dy persona të maskuar dhe me armë i kanë hyrë në lokal dhe nën kërcënimin e armës i kanë grabitur viktimës para të gatshme, tre telefona celularë dhe janë larguar me veturë në drejtim të panjohur.

Rasti ka ndodhur të dielën në ora 22:50 në Gjilan.

Lidhur me rastin është informuar prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin.