Samsung ofron dëgjuset Galaxy Buds+ falas, për para-porositsit e Galaxy S20

Samsung ofron dëgjuset Galaxy Buds+ falas, për para-porositsit e Galaxy S20

Një imazh promocional i Galaxy S20 tregon që Samsung ofron falas Galaxy Buds+ për klientët që para-porosisin pajisjen e ardhshme të tyre.

Imazhi tregon që oferta do të jetë e zbatueshme vetëm në para-porositë e Galaxy S20 + dhe Galaxy S20 Ultra.

Oferta e e Galaxy Buds+ ka të ngjarë të jetë e disponueshme vetëm në tregjet kryesore për Samsung që përfshin Shtetet e Bashkuara, Britaninë e Madhe dhe pjesë të Evropës.

Samsung më parë ka bashkuar Galaxy Buds falas me para-porositë Galaxy S10 dhe Galaxy Note10.

Edhe atëherë, kompania kishte përjashtuar Galaxy S10e më të lirë nga oferta falas e dëgjuseve Buds.

Kështu, nuk është krejtësisht befasuese që kompania po planifikon të ofrojë një pako të ngjashme të para-porositjes vetëm për variantet më të larta të serive Galaxy S20.