Grenell: Marrëveshja për trafikun hekurudhor, e rëndësishme për të dy palët

Grenell: Marrëveshja për trafikun hekurudhor, e rëndësishme për të dy palët

I Dërguari i Posaçëm i presidentit amerikan, Richard Grenell ka deklaruar se marrëveshja për rindërtimin e trafikut hekurudhor në mes Prishtinës dhe Beogradit është një çështje shumë e rëndësishme për të dy palët.

Madje ai tha se për këtë marrëveshje tashmë ka edhe përparim.

Grenell deklaroi se vendosja e lidhjeve hekurudhore u bë përparësi pasi zyrtarët amerikanë ndërmjetësuan gjatë kësaj jave në arritjen e një marrëveshje për të rivendosur trafikun ajror në mes dy vendeve, pas 21 vjetësh.

“Vizioni i presidentit Trump thjeshtë po ndodhë. Komuniteti i biznesit dhe përqendrimi në krijimin e vendeve të punës janë çështje që po përparojnë”, tha Grenell për AP.

Grenell vizitoi Prishtinën dhe Beogradit gjatë javës së kaluar ku tha se detajet e marrëveshjes për shërbimin hekurudhor do të diskutohen në një takim që do të zhvillohet sot në Berlin.

Ambasadori amerikan deklaroi se ShBA dëshiron që të dyja palët të përqëndrohen në ekonomi, punë dhe prosperitet, si një mënyrë e efektshme për normalizimin e marrëdhënieve.


MË SHUME NGA Aktuale