GLPS: Pavarësisht reformave të MD, s`ka përmirësim në sistemin e drejtësisë

GLPS: Pavarësisht reformave të MD, s`ka përmirësim në sistemin e drejtësisë

Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GSJP) ka mbajtur konferencën me temën “Sfidat në sundimin e ligjit në Kosovë: Performanca e sistemit gjyqësor dhe prokurorial dhe vlerësimi qytetarë ndaj këtyre institucioneve”.

Në këtë konferencë u shpalosen të gjeturat e botimit të pestë te Indeksit të Permormancës së Institucioneve te Sundimit të Ligjit te Kosovës, i njohur me emrin ROLPIK.

Rreze Hoxha  nga GLPS-ja tha se pavarësisht reformave të nisura nga Ministria e Drejtësisë, ato nuk ndikuan në performancën e organeve të drejtësisë dhe kthimin e besimit të qytetarëve kë gjyqësor dhe prokurori.

“Ajo që vlen të theksohet është që përkundër agjendës ‘Drejtësia 2020’ dhe procesit të rishikimit funksional, që të dyja të nisura nga Ministria e Drejtësisë me qëllim kryesore sigurimin e mbarëvajtjes dhe rikthimin e besimit të qytetarëve mohojnë të kenë vërejtur përmirësim në sistemin e drejtësisë. Pjesa e parë e këtij indeksi trajton perceptimin qytetar mbi institucionet e drejtësisë ndër vite, në lidhje me temat si ndikimi politik, mitmarrja, raportimi dhe efektiviteti në luftën kundër korrupsionit”, tha ajo.

Ky edicion është bazuar në të dhënat dhe perceptimin qytetar mbi punën e institucioneve zbatuese të ligjit, në raportet vjetore të Këshillit Prokurorial dhe Gjyqësor të Kosovës dhe në Ligjin për Buxhetin dukë bëtë krahasime për periudhat gjatë viteve 2013- 2019.


MË SHUME NGA Aktuale