Maxim Vengerov do të dirigjojë Filharmoninë e Kosovës

Maxim Vengerov do të dirigjojë Filharmoninë e Kosovës

Me rastin e 20-vjetorit të themelimit të Filharmonisë së Kosovës, do të organizohet koncerti i parë në serinë e disa koncerteve që shënojnë këtë ditë.

Orkestra e Filharmonisë së Kosovës do të organizojë koncert më 2 shkurt, ndërsa do të drejtohet nga violonisti Ozcan Ulucan dhe dirigjenti i njohur, Maxim Vengerov.

Në njoftimin e Filharmonisë, bëhet e ditur se Vengerov rikthehet në Prishtinë pas 20-vitesh, kësaj radhe për të dirigjuar koncertin e Filharmonisë së Kosovës.

“Pas luftës e vizitoi vendin si ambasador i vullnetit të mirë i UNICEF-it, duke performuar për fëmijët e Kosovës. Në program do interpretohet “Simfonia e 7-të” dhe “Koncerti për violinë, violonçel dhe piano” nga Beethoveni me solistët e dalluar Özcan Ulucan në violinë, Laszlo Fenyo në violonçel dhe Birsen Ulucan në piano. Koncerti njëherësh do shënojë 250-vjetorin e lindjes së mjeshtrit klasik, Beethoven. Koncerti do të mbahet në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisës. Biletat (gratis) për koncertin mund të tërhiqen nga dita e mërkurë nga ora 10:00 – 16:00 (29.01.2020) në objektin e Filharmonisë së Kosovës”, njofton Filharmonia e Kosovës.  


MË SHUME NGA Kulturë