Mësoni se cili është funksioni i urodinamikës

Mësoni se cili është funksioni i urodinamikës

Urodinamika është procedurë diagnostifikuese e çrregullimeve në funksionimin e sistemit urinar të poshtëm.

Disa nga problemet që mund të diagnostifikohen përmes urodinamikës janë anomalitë të cilat mund të jenë të lindura, infeksionet urinare apo edhe shprehitë jo të mira të urinimit.

Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, në kirurgjinë e fëmijëve ka filluar të realizohet ky lloj i trajtimit nga uroterapistet të cilat janë të trajnuara mirë rreth kësaj fushe, ku fëmijët të cilët kanë probleme kalojnë faza të ndryshme ku për 3 muaj përmes "shkollës së urinimit" ata edukohen se si të kontrollojnë urinimin.