LDK-ja braktis seancën e Kuvendit në Prizren, nuk zgjidhet kryesuesi i ri

LDK-ja braktis seancën e Kuvendit në Prizren, nuk zgjidhet kryesuesi i ri

Kuvendi Komunal i Prizrenit ka mbajtur mbledhjen e jashtëzakonshme, të thirrur nga kryetari i komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, ku pritej të zgjidhet Kryesuesi i ri. Seanca ka filluar në ora 10:00.

Lidhja Demokratike e Kosovës ka lëshuar mbledhjen e Kuvendit të Prizrenit.

Shef i grupit parlamentar të LDK-së, Haziz Hodaj tha se nga kryetari Mytaher Haskuka kanë kërkuar të shtyhet mbledhja.

Ndërkaq zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosje në Prizren ka drejtuar akuza ndaj Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Është Faruk Dakaj nga Vetëvendosje ai i cili ka shkruar në profilin e tij në Facebook se posti i kryesuesit të Kuvendit Komunal u takon atyre e jo LDK-së.

Sikurse edhe dihet, pas zgjedhjes së Artan Abrashit si deputet, Kuvendi Komunal i Prizrenit ka mbetur pa kryesues.

Dakaj në reagimin e tij, ndër të tjera ka shkruar se LDK në Prizren është parti e pazareve, por jo e partneritetit.