Shtëpia e qelqtë në të cilën pasqyrohet natyra

Shtëpia e qelqtë në të cilën pasqyrohet natyra

Arkitekti moskovit, Alexander Nerovnya, është i njohur për projektet atraktive ku objektet e stilit minimal janë vendosur në vise të virgjëra, duke krijuar bashkime harmonike midis objektit të ndërtuar dhe natyrës

Natyra bëhet pjesë e shtëpisë, falë mureve masive të qelqta të cilat reflektojnë ambientin.

Sipërfaqet e mëdha të dritareve janë bërë të njohura dhe element i paevitueshëm i të gjitha projekteve të këtij arkitekti.

Kur shikohet nga kënde të caktuara, pjesët e shtëpisë sikur shkrihen në ambientin e saj natyral.

Brendësinë e shtëpisë përbën zona e madhe dhe e lidhur ditore, ndërsa janë të ndara vetëm dy hapësira për privatësi, – dhoma e gjumit dhe banja.