Pekini si qytet fantazmë, rrugët bosh, shkaku i koronavirusit

Pekini si qytet fantazmë, rrugët bosh, shkaku i koronavirusit

Qeveria kineze ka mbyllur një sërë qytetesh si masa paraprake, ku njerëzit nuk lejohet të dalin jashtë këtyre qyteteve apo të futen në to.

Në disa qytete që nuk janë nën karantinë, masat paraprake janë ato të ashtuquajturat shkallë e parë e kujdesit shëndetësor. Qytetarët këshillohen që të mos dalin në rrugë, domethënë ta bëjnë këtë vetëm kur është e nevojshme.

Qytetarët duket se po i ndjekin me rigorizitet udhëzimet, ku siç tregojnë këto foto nga Pekini, rrugët janë bosh.

Njerëzit këshillohen të shmangin vendet e grumbulluara dhe fillimi i semestrit të ri mësimor është shtyrë.

Shkollat dhe zonat e biznesit në Shanghai do të mbyllen deri në mes të shkurtit, njoftuan autoritetet lokale, duke shtuar se ata po prezantojnë një seri masash për të parandaluar përhapjen e virusit.

Shkollat nuk do të hapen deri më 17 shkurt. Vendimi erdhi pasi u konfirmua se 53 njerëz u infektuan në Shanghai dhe një person vdiq