Limaj reagon për policin që humbi jetën në krye të detyrës

Limaj reagon për policin që humbi jetën në krye të detyrës

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka reaguar pasi një polic humbi jetën dhe dy të tjerë u plagosen në Zhur të Prizrenit në krye të detyrës.

Limaj ka thënë se askush nuk mund dhe nuk guxon të pengojë Policinë e Kosovës të kryejë detyrën e saj.

Ai ka bërë thirrje që organet kompetente ta zbardhin këtë rast sa më shpejtë dhe të vënë para drejtësisë kryesit e këtij akti. 

Kreu i Nismës I ka shprehur ngushëllime policit që humbi jetën sot.

“I shprehë ngushëllimet më të sinqerta familjes se policit që ka ndërruar jetë, Policisë së Kosovës, ndërsa të lenduarve iu uroj shërim të shpejtë”, ka shkruar ndër të tjera ai.


MË SHUME NGA Aktuale