VIDEO-Një gjuhë e huaj, sot është e domosdoshme për ta mësuar

VIDEO-Një gjuhë e huaj, sot është e domosdoshme për ta mësuar

Sot në kohën kur teknologjia dhe globalizimi kanë hyrë në çdo vend e çdo shtëpi, është e nevojshme që të mësohet një gjuhë e huaj.

Venera Kabashi-Llunji, profesoreshë e arsimit të lart, tha se sot gjuha angleze është gjuha ë parë në botë që përdoret.

“Pa gjuhën angleze ose një gjuhë tjetër nuk mund të ecim përpara në këtë kohë të globalizimit. Një gjuhë e huaj sot është domosdoshmëri, sidomos në teknologji”, tha ajo sot në emisionin e mëngjesit "Mirëmëngjesi Kosovë", në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).

Sipas saj sot është me rëndësi të dihet një gjuhë e huaj, por jo domosdoshmëri që të mësohet vetëm gjuha angleze.

Ajo vlerësoi se nëse mëson një gjuhë huaj, nuk e mëson vetëm gjuhën, por edhe kulturën e një vendi ose kombi. Kabashi-Llunji, deklaroi se gjuha e huaj ofron shumë mundësi qoft për përdorim, për shkencë etj.

Sipas saj sot të rinjtë e Kosovës, mësojnë gjuhë angleze, gjermane, frenge, turke, spanishte etj.


MË SHUME NGA Aktuale