Padi në Kushtetuese pas refuzimit për kompensimin e dëmeve të luftës

Padi në Kushtetuese pas refuzimit për kompensimin e dëmeve të luftës

Organizata joqeveritare “Ngritja e Zërit” sot dorëzoi shtatë lëndë në Gjykatën Kushtetuese rreth vlerësimit të kushtetutshmërisë se aktit juridik të Gjykatës Supreme me rastin e refuzimit të padive për kompensimin e dëmeve të luftës.

Kryetar i organizatës " Ngritja e Zërit", Jahir Bejta, tha se Gjykata Kushtetuese në përpjekje për të mbuluar turpin e gjykatave të rregullta është duke vepruar në kundërshtim me ligjin e aplikueshëm në Kosovë në kundërshtim me vetë Kushtetutën dhe në kundërshtim me Konventën Ndërkombëtare për Liritë dhe të Drejtat e Njeriut.

Sipas tij, Gjykata Kushtetuese është e vetëdijshme qe gjykatat kanë bërë gabime juridike me rastin e refuzimit të padisë.


MË SHUME NGA Aktuale