KPK-ja reagon për kërcënimin e prokurorit që lidhet me rastin e Zharkut

KPK-ja reagon për kërcënimin e prokurorit që lidhet me rastin e Zharkut

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), ka reaguar ndaj kërcënimit të prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, Rasim Maloku, si dhe familjes së tij.

KPK-ja përmes një komunikate për media, ka thënë se e dënon fuqishëm një kërcënim të tillë.

Sipas komunikatës, thuhet se këto kërcënime serioze ndaj prokurorit Maloku dhe familjes së tij vijnë si rrjedhojë e procesit gjyqësor ndaj ish-kryetarit të Kaçanikut, Xhabir Zharku.

“Këshilli Prokurorial qëndron fuqishëm në përkrahje të prokurorit Rasim Maloku dhe ofron mbështetje të plotë për punën e tij gjatë ushtrimit të funksionit në ndjekjen e kryesve të veprave penale. KPK-ja siguron opinionin publik se kërcënimet ndaj prokurorëve nuk do t’i zmbrapsin synimet dhe përpjekjet e vazhdueshme për fuqizimin e shtetit ligjor, ndërsa kërkon nga organet kompetente që këtë rast ta trajtojë me seriozitetin dhe urgjencën e duhur”, thuhet në reagimin e KPK-së. /Betimipërdrejtësi


MË SHUME NGA Betimi për Drejtësi