Nexhmije Pagarusha – karakteri tej muzikës

Nexhmije Pagarusha – karakteri tej muzikës

Ballsor Hoxha

Madhështia e NexhmijePagarushës, së ndjerë tanimë, është në aurën e saj prej artisti. Shpirtit të saj prej artistit. NexhmijePagarusha ka vuajtur karakterin e saj artistik. Të gjitha këngët e saj, e më gjerë, janë shpërthime artistike të saj mbi kompozimet dhe tej konvencioneve. Janë karakter që vuan zjarrin për artikulim të shqiptares. Tej këngës dhe muzikës. Janë shpërthime patriotike dhe motive individuale për artikulim të një historie të rëndë kolektive.

Është shpallur ditë zie me rastin e vdekjes së NexhmijePagarushës. Është tronditur në masë të madhe shoqëria shqiptare nga vdekja e saj. Por në po të njëjtën shoqëri, ka edhe ndjenjë tëhuajsie ndaj veprës së saj, edhe refuzim e edhe akuzim.

Pavarësisht kësaj, thellësia e jehonës së veprës së saj është, lindja e shprehjes së një kolektivi, udha e natyrshme e mbijetesës së një kolektivi, dhe përkufizimit të artikulimit të një kolektivi. 

NexhmijePagarusha vdiq. Bashkë me atë edhe jeta e arritjeve shqiptare kosovare. Koha e artë e mirëqenies shqiptare kosovare dhe përpjekja kolektive është shkëputur nga realiteti i zymtë që mbretëron sot. Ka mbetur prapa kufirit të historisë mendësia e përpjekjes kolektive.

Kjo përpjekje kolektive, mirëqenia kolektive deri në vitet tetëdhjetë të shekullit të kaluar, është arritja më e madhe e shqiptarëve nga Kosova. Institucionet si Radio Kosova dhe NexhmijePagarushaqë nga viti 1948 kur ajo këndoi këngën e parë, janë ndërtuar dhe janë vendosur në kolektivin tonë si përpjekjee ndërsjellë. Është shpërthimi i një shoqërie ‘jetime’ në një kontekst krejtësisht armiqësor dhe shtypës. Tej tragjedisë kolektive, në një kolektiv të mirëfilltë.

Këngët e NexhmijePagarushës, janë edhe udhë prej zanafillëssë shprehjes së një kolektivi të tragjedizuar, deri tek përkufizimi i kësaj shprehjeje; e edhe lirikë soc-realiste e cila kishte për motiv dhe qëllim të vendos një kulturë dhe sjellje të re të kolektivit shqiptarë kosovar.

Këngët e NexhmijePagarushëssi zanafillë e shprehjes së një kolektivi, janë udhae zërit të një kolektivi, lindur si naivitet. Pastaj në fazën e sublimimit/përafrimit të shoqërisë me vetë zërin e tij. Dhe në fund si artikulim i vendosur. Në këtë vullneti dhe motivi i saj, si ai personal artistik dhe ai patriotik, kanë pasur udhë të rëndë sakrifice, refuzimi dhe edhe pajtimi. Ky zë ka lindur në një shoqëri që jetonte në analfabetizëm masiv, dhe tragjedi të rëndë shoqërore, dhe ka kaluar në identifikim të shoqërisë sonë me po të njëjtin zë.

Në të vërtetë zëri i NexhmijePagarushës, pavarësisht nyejve dhe tëhuajsisë së një pjese të shoqërisë sonë nga po ky zë, është fenomeni i natyrshmërisë së rilindjes të një kolektivi. Kalim nga zë individual që nuk përkiste në tragjedinë dhe në katrahurën e një kolektivi, në shprehje dhe sinonim të po kësaj shoqërie.

Në pikëpamjen ejehonës së zërit të NexhmijePagarushës, si vepër soc-realiste, gjë që ndodh nga vitet gjashtëdhjetë të shekullit të kaluar, ky është zë i cili artikulon sofistikimin e kulturës shprehëse dhe të njohjes së kolektivit tonë. Veprat e NexhmijePagarushës, të kësaj kohe e tutje,  janë përpunim i motiveve dhe përmbajtjeve të inspiruara nga Rilindja Kombëtare, dhe të shprehjes shqiptare në përgjithësi.

Në të vërtetë, shikuar nga perspektiva e soc-realizmit, këngët e NexhmijePagarushës janë, kryesisht, të dy motiveve: motivit të dashurisë së papërmbushur si kulturë aktuale, jo vetëm shqiptare; dhe të motivit të lirikës shqiptare.

Mirëpo, udha e rilindjes së një kolektivi përmes zërit të saj, nuk bën të harrohet, është udhë që grumbulloi rreth vetes figura të mëdha të kolektivit shqiptar kosovar, sidomos RifatKukajn. Zëri i saj është në masë të madhe përpjekje e përbashkët, dhe sofistikim i shprehjes së përbashkët. Në të vërtetë aftësia e saj ishte zëri që shërbente në vetëdijen e atëhershme soc-realiste edhe për ndërtim të kolektivit e edhe artikulim të kolektivit. Në veprën e ndërsjellë rreth zërit të NexhmijePagarushës është përpjekja jo vetëm naive soc-realiste për të artikuluar shqiptaren , por edhe për të rilindur motivin shqiptar.

Mirëpo, shpirti artistik megaloman i NexhmijePagarushës ishte edhe pre e zjarrit së saj për shpërthim tutje tragjedisë kolektive. Vepra e saj është vepër e karakterit, që edhe vuante e edhe shpërthente nga zjarri për të artikuluar shpirtin kosovar.