“Exil” nga Visar Morina me premierë evropiane, në Berlinale

“Exil” nga Visar Morina me premierë evropiane, në Berlinale

Pas premierës botërore në Sundance, filmi “Exil” nga Visar Morina do ta ketë premierën evropiane në njërin ndër festivalet më të rëndësishme Berlinale. Premiera do të shfaqet më 24 shkurt nga ora 15:30 në kinemanë Zoo Palast 1, në kuadër të programit Panorama.

Filmi rrëfen tregimin e Xhaferit, një inxhinier i kimisë me origjinë nga Kosova, i cili ndjehet i diskriminuar dhe i ngacmuar në vendin e punës, gjë që e zhytë atë në krizë të identitetit.

“Exil”-i është bashkëprodhim në mes të Komplizen Film Gjermani, Ikonë Studio Kosovë dhe Frakas nga Belgjika i financuar nga Ministria për Kulturë dhe Media, Film- und Medienstiftung NRË, German Federal Film Fund, Belgium Film Tax Shelter, Medienboard Berlin Brandenburg, Qendra Kinematografike e Kosovës, Eurimages dhe German Federal Film Board.

“Exil”-i po ashtu sjell një kastë brilante të aktorëve, si: Sandra Hüller, Mišel Matijeviq, Astrit Kabashi, Valentina Dubovci, Flonja Kodheli, Getuart Hajrizaj, Ameli Kabashi.

Linku zyrtar i Berlinales:

https://www.berlinale.de/en/programme/programme/detail.html?film_id=202003279&openedFromSearch=true&fbclid=IwAR2wkoNRCD6D_3VwBO-tusbN9MNf6YUbtZB5a435j3i-EXyrFw9OtgeZngk