Për Radion

Për Radion

Behare Bajraktari gazetare dhe drejtuese e emisonit ON AIR RTK-RADIO 1

Për Radion…

Shume njerëz e quajnë radion si magjike!?
Ndoshta kanë të drejt ata që besojnë në magji? Por, radio është medium që duhet dhënë shumë për të komunikuar me audiencën e cila dita-ditës po përjeton liri dhe emancipim të rrëmbyeshëm.

Përmes radios nuk mundesh të shpërndash dezinformata, të krijosh monopole apo të transmetosh të pavërteta, siç ka ndodhë në të kaluarën jo fort të largët.Radio-gazetaria, është në funksion të lajmit, informatës dhe shpërndarjës të së vërtetës edhe kur televizioni apo rrjetet sociale mund ta deformojnë atë, apo ta shtrembërojnë.

Barra e radios, është të jetë dritare e hapur dhe e sigurt edhe në epokën digjitale. Mediumi radio mund të bëj mrekulli, nëse arrinë ta përshtatësh me zhvillimet e kohës. Me përdorimin masiv të rrjeteve sociale, radio është në përparësi. Por, a mund të bëhet kjo me njerëz pa ide, pa kreativitet dhe të painteresuar?!

Sigurisht që jo. As sot. As nesër. As në të ardhmën.

Radio-mediumi shpërndan informatën, intervistën, zërin, muzikën, aktualitetin, shpejtësinë dhe krejt lehtë tashmë mund ta kap pamjën dhe lëvizjën moderne duke u gërshetuar në multimedia.

Informata në lëvizje ashtu siç është edhe mediumi radio në disa raste udhëhiqet nga njerëz pa ide, ose me ide të vejtëruara, de-mode. Nga makuteria po i djegin mundësitë e arta, funkasionalizmin në të gjitha dimensionet e trasnmetimit masiv.

Sot, kur po shënojmë ditën e radios në aspket ndërkombëtar, lind pyetja nartyrshëm: Si erdhi mediumi i magjishëm në pikën kur i jepet e drejta gjithsecilit për ta quajtur si passion?!

Pasioni nuk të vjen si një dhuratë kur ti sapo e hapë paktën të del si magji. S’mund të bësh radio dhe as profesionalizëm me gazetarë/moderator që e cenzurojnë vetën, por as me udhëheqës që nuk shohin përtej interesave të ngushta personale, grupore dhe partiake.

Ta lësh medien të lirë është shumë e kushtueshme për disa, sepse liria iu kushton humbjen e pushtetit që e kane fituar në mënyrë të pa drejt dhe të pabarabartë.

Liria e medias, është liri e një populli të tërë për t’u çliruar nga një grup i caktuar i njerëzve që e mbajnë në rreth vicioz përparimin dhe zhvillimin.

Ti vendos kush je dhe në çka beson. Përndryshe në çdo sekond të jetës të vjen dhe një shansë e dytë për meritokraci!
Përndryshe media ,në këtë rast radio ka një vend të pazëvëndësueshëm në shumë dimensione. Njëri prej tyre është pushtetin që ajo e ka.

Pra njerëzit e medies, duhet ta kuptojnë drejt pushtetin e katërt pa i ngatërruar me tre pushtete të tjera: Legjislativin, Ekzekutivitn dhe Gjyqësorin.

Media, radio është pushteti i katërt, dhe në një shoqëri demokratike duhet mbrojtur liria e medias.

Egzistenca e radios varet se si do ta informojë publikun dhe si do të ofrojë për të fjalë të lirë- liri të garantuar të shprehjes.

Gëzuar Dita Ndërkombëtare e Radios, duke uruar globalisht dhe duke punuar lokalisht. Ne jemi të përkohëshëm, ndërsa të mirat apo dëmët që i lëm pas janë për shumë gjenerata.