Qeveria jep mbështetje prej 10 milionë eurove për sportin

Qeveria jep mbështetje prej 10 milionë eurove për sportin

Gjithsej 10 milionë euro këtë vit do të shpërndahen në federatat e sporteve përmes sistemit të vauçerit sportiv për të cilin mjetet sigurohen përmes kompanive private të cilat kanë mundësi që të ndajnë 50 për qind të tatimit të fitimit dhe ta investojnë drejtpërdrejtë në sport.

Siç theksoi në konferencën e sotme për shtyp kryetari i Qeverisë, Oliver Spasovski, duke e shënuar fillimin e projektit për këtë vit, ai e konfirmon përcaktimin qeveritar të Agjencisë për Rini dhe Sport për mbështetje të sportit përmes krijimit të kushteve më të mira për mbështetje të sportit. Sistemi i vauçerëve edhe pse filloi të zbatohet vitin e kaluar në fund të vitit, ka treguar potencial të shkëlqyer dhe jep rezultate të shkëlqyera.

“Të mësuar me përvojën fillestare me masën në vitin 2019, këtë vit sistemi i vauçerëve për mbështetje të sportit e fillojmë tani dhe do të zgjasë deri në fund të vitit 2020. Kjo na jep të drejtë që të jemi të bindur se mjetet e projektuara prej 10 milionë euro shtesë për mbështetje të sportit nga sistemi i vauçerëve do të përdoren plotësisht, gjegjësisht 100 për qind. 10 milionë euro shtesë arrijnë deri te shfrytëzuesit finalë – federatat kombëtare sportive, klubet dhe sportistët individualë nga sporte olimpike dhe joolimpike  për krijimin e kushteve cilësore për realizime të larta në sportin e klubeve dhe në sportin individual”, tha Spasovski.

Ai potencon se këto mjete vijnë nga subjektet afariste të cilat në këtë mënyrë e realizojnë rolin e tyre si kompani përgjegjëse shoqërore.

“Sipas mjeteve të fundit të ndara ishin përfshirë gati mijëra subjekte sportive dhe sportistë kishin marrë kuponë dhe mbështetje nga buxheti i shtetit diçka që më parë as nuk është paramenduar. Me sistemin e kuponëve kompanitë private 50 ppr qind të tatimit të fitimit kanë mundësi që ta investojnë drejtpërdrejtë në sport. Kjo nënkupton ngritjen e nivelit të zhvillimit të cilësisë së sportit dhe rritjen e fuqisë financiare të klubeve të sportit. Përmes këtij parimi do të mundësohet që secili klub i sportit të bëhet atraktiv dhe partner i dëshiruar për subjektet afariste me atë kompanitë krahas promovimit vetanak dhe punës së përgjegjshme shoqërore do të kenë edhe motivim për investim në sport”, tha Spasovski.

Drejtori i Agjencisë për Rini dhe Sport, Darko Kaevski në konferencën për shtyp në qendrën për media të Qeverisë theksoi se 43 federata kombëtare të sportit, 454 klube sportive dhe 320 sportistë individualë këtë vit përmes sistemit të vauçerëve e do të kenë mbështetje plotësuese financiare.

Ai e falënderoi Komisionin Qendror dhe komisionet në federatat kombëtare sportive për angazhimin në rangimin e të gjitha klubeve dhe sportistëve pa të cilët sot nuk do të mund t’i ndanin vauçerët.

Kryetarja e Klubit të Hendbollit “Metalurg”, Zorica Bllazhevska me mbështetje të masës për vauçerë sportivë, e cila, siç tha, iu ka mundësuar që në klubin i cili kishte probleme financiare nga viti 2014, t’i tejkalojnë problemet, të kthehen në shtigjet e vjetra dhe ta vazhdojnë rrëfimin e suksesshëm.

Spasovski paralajmëroi vazhdimin e investimeve në sport, ndërsa bashkë me Kaevskin dhe Bllazhevskën iu bënë thirrje biznesmenëve privatë që ta mbështesin këtë masë dhe si edhe vitin e kaluar edhe këtë vit të vazhdojnë të investojnë në sport.