Soreca me kreun e SPAK-ut

Soreca me kreun e SPAK-ut

Ambasadori i Bashkimit Evropian në vendin tonë, Luigi Soreca, zhvilloi sot një takim me kryetarin e Prokurorisë së Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, Arben Kraja me të cilin ka biseduar rreth sfidave të SPAK.

“Takim shumë produktiv sot me Kryetarin e SPAK-ut, Arben Kraja. Ne diskutuam sfidat e SPAK si institucion i ri. Kemi shkëmbyer gjithashtu rishpërndarjen e kompetencave me Prokurorinë e Përgjithshme dhe zyrat vendore dhe për zbatimin e ligjit të ri dhe për masat parandaluese”, – tha Soreca.