Rruga Besi – Podujevë, me dinamikë të përshpejtuar të punimeve

Rruga Besi – Podujevë, me dinamikë të përshpejtuar të punimeve

Ministri i Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku, i shoqëruar nga ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, të enjten ka vizituar pikat në të cilat kanë ngecur punimet në zgjerimin e rrugës nacionale N25, Besi – Podujevë.

Ministri Abdixhiku ka treguar se është bërë planifikim i ri financiar duke u ndarë mjete shtesë dedikuar këtij projekti në buxhetin e vitit 2020, me qëllim të zhvillimit të dinamikës së re të punimeve, që do të përshpejtojnë përfundimin e tyre.

Ai ka theksuar se njëjtë do të veprohet me të gjitha projektet madhore që janë në proces në mbarë Kosovën, ndërsa të rejat do të fillojnë vetëm kur të përfundojnë projektet e vjetra.