OEGJK mobilizohet kundër korrupsionit

OEGJK mobilizohet kundër korrupsionit

Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare takohet me kompanitë anëtare, Institutin Riinvest dhe Institutin Kosovar për Demokraci (KDI) lidhur me Koalicionin e Bizneseve Kundër Korrupsionit dhe Kodin Anti-Korrupsion.

OEGJK mbajti sot takimin e radhës të mëngjesit me disa nga kompanitë anëtare, lidhur me Koalicionin e Bizneseve Kundër Korrupsionit dhe Kodin Anti-Korrupsion. Në këtë takim, OEGJK pati mysafirë Institutin Riinvest dhe Institutin Kosovar për Demokraci/ (KDI).

OEGJK është pjesë e Koalicionit të Bizneseve kundër Korrupsionit, themeluar nga Instituti RIINVEST.

Bashkë me pesë Oda Ekonomike/Shoqata biznesi, OEGJK është edhe nënshkruese e  Kodit të Bizneseve kundër Korrupsionit, i cili nxit motivimin e subjekteve ekonomike për t'i zbatuar standardet më të mira ndërkombëtare për luftimin dhe parandalimin e korrupsionit.

Sot, kompanitë anëtare të OEGJK-së, bashkë me drejtoreshën e OEGJK-së, Nora Hasani, zv. drejtoreshën e Institutit Riinvest, Saxhide Mustafa dhe Florent Spahija, këshilltar ligjor nga KDI, diskutuan lidhur me sfidat që lidhen me korrupsionin në vendin tonë.

Anëtarët e OEGJK-së propozuan rekomandime konkrete, të cilat do të adresohen te institucionet tona qeveritare.

Në fund të takimit, bizneset nënshkruan Kodin kundër Korrupsionit.

Nëpërmjet këtij Kodi, kompanitë nënshkruese nga OEGJK u zotuan se do të zbatojnë standardet më të avancuara të etikës, transparencës dhe të integritetit në aktivitetet e tyre biznesore, do të shmangin përfshirjen në raste të korrupsionit, ofrimin e dhuratave apo favoreve tjera zyrtarëve publik apo personave tjerë zyrtarë apo privat që kanë për qëllim sigurimin e privilegjeve apo përfitim të paligjshëm në favor të kompanisë.

Ky mëngjes u sponsorizua nga kompania anëtare SIEMENS.


MË SHUME NGA Ekonomi