Diskutohet jetësimi i fondit për sigurimin bujqësor në Kosovë

Diskutohet jetësimi i fondit për sigurimin bujqësor në Kosovë

Drejtori i Shoqatës së Sigurimeve të Kosovës Sami Mazreku së bashku me drejtorin ligjor të Shoqatës Venhar Hana kanë takuar të enjten në Prishtinë ministrin e ri të bujqësisë Besian Mustafa.

“Pas dëmeve të shkaktuara nga erërat e forta javën e kaluar në Istog, Pejë dhe Klinë kam filluar të takohem me institucionet relevante për jetësimin e fondit për sigurimin bujqësor, që fermerët tanë në të ardhëm t’ju bëjnë ballë fatkeqësive natyrore pa frikën e falimentimit. Në këtë drejtim, sot takova Shoqatën e Sigurimeve të Kosovës” ka shkruar ministri Mustafa në profilin e tij në rrjetin social Facebook


MË SHUME NGA Ekonomi