Peja-Ylli, finalja e madhe e Kupës në basketboll

Peja-Ylli, finalja e madhe e Kupës në basketboll

Peja është kualifikuar në finale të Kupës, pasi ka mundur Rahovecin me rezultat 82:90 (22:14, 17:21, 18:37, 18:25).

Ndeshja ka qenë shumë interesante dhe me mbi 3 mijë shikues në palestër, duke krijuar atmosferë fantastike në “Mizahir Isma” në Rahovec.

Rahoveci i përkrahur edhe nga tifozët, e nisi ndeshjen më mirë, duke e fituar çerekun e parë me rezultat 22:14. Në periodën e dytë, pejanët këndellen, duke ngushtuar epërsinë, dhe duke e fituar këtë pjesë 17:21, që ishte mjaft atraktive dhe interesante, derisa pjesa e parë përfundoi me shifrat 39:35 për vendasit. Peja e nisi në mënyrë fantastike periudhën e tretë, duke dominuar në mbrojtje dhe në sulm. Pejanët fillimisht hynë në një seri prej 7:0, duke kaluar në epërsi 39:42 dhe më pas kishin epërsi deri në 15 pikë, 55:70, derisa rezultati në semafor pas 30 minutash tregonte shifrat 57:72 për Verdhezinjtë. Në 10 minutat e fundit, Rahoveci arriti të ngushtojë epërsinë në 68:73, por pa arritur të bëjë më shumë dhe në fund Peja fitoi me rezultat 82:90.

Te Peja u dalluan Richard Jackson me 24 pikë e 10 kërcime, Dardan Berisha me 17 pikë, Nigel Johnson 16 dhe Drilon Hajrizi me 15, kurse te Rahoveci më të mirët ishin Darell Davis me 33 pikë dhe Joshua McFolley me 18.

Finalja e madhe zhvillohet të shtunën, më 15 shkurt, nga ora 20:30.