Diskutohen kapacitetet e institucioneve për ndihmë shtetërore

Diskutohen kapacitetet e institucioneve për ndihmë shtetërore

Instituti GAP, Instituti i Prishtinës për Studime Politike (PIPS), dhe Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) mban tryezën e diskutimit me temën: Kapacitetet dhe pavarësia e institucioneve për ndihmë shtetërore.

 
 
 
 
Agjenda për Reforma Evropiane (ERA) është një marrëveshje e nivelit të lartë në mes Kosovës dhe Bashkimit Evropian e cila shërben për t’u dhënë prioritet obligimeve kryesore të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit (MSA) në fushën e (I) qeverisjes së mirë dhe sundimit të ligjit, (II) konkurrueshmërisë dhe klimës së investimeve, si dhe (III) punësimit dhe arsimit.
 
Instituti GAP ka hartuar një raport ku trajton mënyrën e funksionimit dhe statusin e institucioneve që mbulojnë pjesën e ndihmës shtetërore në Kosovë dhe vendet fqinje. Raporti ofron edhe rekomandime mbi ngritjen e kapaciteteve të këtyre institucioneve.
 
Pas prezantimit të të gjeturave të raportit do të kemi një diskutim mbi punën e institucioneve të ndihmës shtetërore në Kosovë në veçanti, duke i kontribuar debatit publik mbi vazhdimin e agjendës evropiane.


MË SHUME NGA Aktuale