Enrique Iglesias bëhet baba i një vajze

Enrique Iglesias bëhet baba i një vajze

Këngëtari i njohur latin, Enrique Iglesias, është bërë baba për herë të tretë.

Ai bashkë me gruan e tij Anna Kournikova u bënë prindër të një vajze më 30 janar të këtij viti.

Këtë e bëri të ditur këngëtari me anë të një fotografie në rrjetin social Instagram, në të cilën i kishte vendosur mbishkrimin “Dielli im”.

Enrique dhe Anna janë prindër të binjakëve 2 vjeçar, Nicholas dhe Lucy.