Arrestohen 44 persona në Kosovë

Arrestohen 44 persona në Kosovë

Policia e Kosovës e ka pasur shumë të zënën 24-orëshin e fundit.

Gjatë kësaj periudhe, policia ka arrestuar gjithësej 44 persona në territorin e Kosovës.

25 prej tyre janë dërguar në mbajtje, teksa 8 nga ta janë dërguar në mbajtje të dënimit.

Gjithësej, janë shqiptuar 1 mijë e 620 gjoba të trafikut.

Përgjatë kësaj periudhe, sipas statistikave të policisë janë raportuar 33 aksidente trafiku përgjatë territorit të Kosovës.