Pentagoni fond 3.8 miliardë dollarë për murin në kufirin me Meksikën

Pentagoni fond 3.8 miliardë dollarë për murin në kufirin me Meksikën

Buxheti prej 3.8 miliardë dollarë i ndarë për programet e armëve të ndryshme përfshirë edhe programin e F-35 do të transferohet për murin që po ndërtohet në pjesën jugore të vendit.

Departamenti Amerikan i Mbrojtjes (Pentagon) ka njoftuar se do të transferojë 3.8 miliardë dollarë nga buxheti i tij për murin në kufirin me Meksikën.

Në një informim që Pentagoni ka bërë për Kongresin Amerikan, thuhet se buxheti prej 3.8 miliardë dollarë i ndarë për programet e armëve të ndryshme përfshirë edhe programin e F-35 do të transferohet për murin që po ndërtohet në pjesën jugore të vendit.

Ndër të tjera thuhet se burimi në fjalë do të jepet me qëllimin për të "mbështetur përparësitë më të mëdha të vendit" dhe për të "mbështetur luftën e departamentit të brendshëm kundër kontrabandës së drogës". 

- Trump zgjati situatën emergjente kombëtare

Në anën tjetër edhe presidenti amerikan Donald Trump ka informuar Kongresin se do të vazhdojë situatën emergjente kombëtare të shpallur me 15 shkurt vitin e kaluar lidhur për kufirin me Meksikën.

"Siguria kufitare në pjesën kufitare jugore të vendit dhe situatat e krizës humanitare vazhdojnë të kërcënojnë sigurinë tonë kombëtare", thuhet në informimin e Trump.

- Kriza e murit në SHBA

Në projektligjin e përkohshëm të buxhetit të miratuar në dhomën e Përfaqësuesve të SHBA në fillim të vitit të kaluar, u nda një fond prej 5.6 miliardë dollarë për murin që do të ndërtohet në kufirin me Meksikën, por pasi Senati nuk e miratoi këtë shumë, mes Trump dhe Kongresit u përjetua një krizë.

Trump kishte deklaruar se nuk do të nënshkruante projektligjin e përkohshëm për shkak se ai nuk përfshinte financimin për murin në kufirin me Meksikën. Mos bërja e hapit prapa nga Demokratët lidhur me financimin e murit, shkaktoi mbylljen pjesërisht të qeverisë federale.