Rikthimi i Paul Pogbas te Juventus? Agjenti Mino Raiola flet hapur

Rikthimi i Paul Pogbas te Juventus? Agjenti Mino Raiola flet hapur

Agjenti i njohur, Mino Raiola, ka folur sërish për mediet sa i takon të ardhmes së Paul Pogba.

Raiola iu përgjigj pyetjes për nëj rikthim të mundshëm të francezit te Juventus, me agjentin që tha se Italia, është si shtëpi për Pogban, shkruan abcnews.

“Pogba te Juventus? Italia është si shtëpi për Paul. Ai do të dëshironte të kthehej te Juventus, por ne do të shohim se çfarë do të ndodhë pas Euro2020.

Pogba dëshiron të luajë në nivelet më të larta, por ai nuk mund të largohet nga Manchester United nëse ata janë në një situatë të vështirë”, tha mes të tjerash Raiola.