Shkencëtarët zbulojnë paraardhësin `fantazëm` të njeriut në Afrikë

Shkencëtarët zbulojnë paraardhësin `fantazëm` të njeriut në Afrikë

Një "popullatë fantazmë" misterioze e njerëzve të lashtë jetoi në Afrikën Perëndimore rreth 500,000 vjet më parë, besojnë shkencëtarët, gjenet e të cilëve mendohet të jetojnë në njerëz sot.

Studiuesit thonë se ADN nga ky grup përbën midis 2% dhe 19% të prejardhjes gjenetike të Afrikës Perëndimore moderne, shkruan BBC.

Në veçanti ata gjetën lidhje me njerëzit Mende të Sierra Leone, Juba dhe njerëz Esan në Nigeri, dhe në grupe të tjera në zonat perëndimore të Gambia.

E ashtuquajtura "popullsi fantazmë" e njerëzve duket se është larguar nga paraardhësi i përbashkët i Neandertalëve, Denisovanëve dhe njerëzve modernë para se këto linja të ndaheshin rreth 800,000 vjet më parë, shpjegon revista New Scientist.