Mbahet konferenca shkencore “Gjuhësi, letërsi dhe kulturë”

Kjo konferencë që ka mbledhur studiues të shkencës nga gjithë rajoni e më gjerë, po shihet si ndihmesë për zhvillimin e shkencës në përgjithësi, dhe si tejet e nevojshme për të përballuar sfidat e mëdha që na presin në një Evropë të integruar.

Me rastin e 400 vjetorit të vdekjes së Shekspirit është bërë hapja solemne e konferencës Shkencore Ndërkombëtare ICLLC 2016, “Gjuhësi, letërsi dhe kulturë", konferencë e cila u mbajt në Kolegjin AAB.

Kjo konferencë që ka mbledhur studiues të shkencës nga gjithë rajoni e më gjerë, po shihet si ndihmesë për zhvillimin e shkencës në përgjithësi, dhe si tejet e nevojshme për të përballuar sfidat e mëdha që na presin në një Evropë të integruar.

Rektori i kolegjit AAB, Lulzim Tafa, para të pranishmëve tha se shkenca përbënë faktorin e rëndësishëm për një shtet të zhvillua dhe se për një dekadë e gjysmë të themelimit, AAB-ja është bërë qendër e rëndësishme akademike e shkencore, jo vetëm në Kosovë por edhe në rajon e më gjerë.

Tafa ka shtuar se komponenta shkencore është e domosdoshme për rrugën tonë si shoqëri drejt Evropës.

Tafa: Shkenca, faktorë themelor për të përballur sfidat e mëdha

“Ne vazhdimisht e ritheksojmë se shkenca përbënë faktorin themelor, tejet të nevojshëm, për të për balluar sfidat e mëdha që na presin në një Evropë të integruar, gjithnjë e më shumë konkurruese. Komponenta shkencore është e domosdoshme për rrugën tonë si shoqëri drejt Evropës, ku ne si shoqëri dhe shtet synojmë ta kemi një vend me dinjitet dhe të merituar. Duke e kuptuar rëndësinë e shkencës dhe rolin e saj në përgjithësi, AAB-ja, si institucion i arsimit të lartë i ka kushtuar rëndësi të veçantë ngritjes së kapaciteteve të brendshme për të avancuar këtë komponentë. Qëllimi parësorë i këtyre qendrave është përmbushja e komponentit kërkimor-shkencor, krahas atij akademik, dhe përfshirja sa më e madhe e jona në punën kërkimore-shkencore”, tha Tafa.

Punimet e kësaj konference do të zhvillohen në frymën e Shekspirit. Për këtë në fjalën e tij, Tafa tha se Uilliam Shekspiri ngriti artin dramatik në majat më të larta botërore.

Prorektori AAB, Xhavit Rexhaj tha se kjo konferencë është një kontr ibut i AAB për zhvillimin e shkencës e kulturës, pikërisht në kohën që ka pak zhvillime në fushën e shkencës në Kosovë.

Rexhaj: Në Kosovë duhet të filloj të zhvillohet letërsia, gjuhësia

“Është kontributi i AAB-së për zhvillimin e shkencës, kulturës dhe kërkimeve shkencore në fushën e shkencave sociale në këtë kohë ku të gjithë e dimë që ka shumë pak zhvillime në fushën e shkencës në Kosovë. Prandaj, kjo është vetëm konferenca e parë dhe kjo do të vazhdohet të shndërrohet në një traditë, për të zhvilluar një traditë të re të AAB-së, promovimin në zhvillimin e kulturës dhe në fushat e shkencave sociale...Tema kryesore është Shekspiri dhe veprat e tij, po nga aspektet e studimeve gjuhësore, kulturore, letrare. Është shqyrtim shumë dimensional i veprës dhe jetës së Shekpsirit. Duam të përqojmë një mesazh që edhe në Kosovë duhet të fillojmë ta zhvillojmë pjesën e letërsisë, pjesën e gjuhësisë, pjesën e kulturës”, tha Rexhaj.

Edhe profesoresha asistente, Teuta Vica-Kafexholli, tha se kjo konferencë është një ndihmesë e madhe për shkencën.

Vica-Kafexholl: Kjo konferencë ndihmesë e madhe për shkencën

“Kjo është një konferencë që është një ndihmesë e madhe për shkencën në përgjithësi. Konferenca ka studimet e ndryshme në fushën e kulturës, letërsisë, të gjuhësisë, me pjesëmarrës të viseve të ndryshme që konsiderohet një konferencë ndërkombëtare”, tha Vica-Kafexholli.

Konferenca Shkencore Ndërkombëtare ICLLC 2016, e cila u zhvillua në gjashtë sesione, morën pjesë një numër i madh i studiuesve nga shumë vende të rajonit e më gjerë.

Ku edhe profesori amerikan, Andreë Goodspeed, ka prezantuar veprën e Uilliam Shekspi rit.

Konferenca është organizuar nga Kolegji AAB,në partneritet me Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Fakultetin e Gjuhëve të Huaja të Universitetit të Tiranës (UT), Universitetin “Aleksandër Moisiu”, Durrës (UAMD), Fakultetin Gjuhë dhe Letërsi Angleze të Universitetit të Evropës Juglindore (UEJL),English Language Teachers Association (ELTA), dhe Kosova English Teachers Network (KETNET).

 


MË SHUME NGA Kulturë