Merr makinë me qira në Tiranë, e shet në Fier

Merr makinë me qira në Tiranë, e shet në Fier

Një i ri nga Lezha kishte marrë një makinë me qira dhe më pas automjetin e kishte shitur.

Policia e Fierit tha se 24 vjeçari E.Z, është shpallur në kërkim, pasi ka marrë me qira dyditore një automjet tip Benz, pronë e subjektit  “ALFATINO” Sh.P.K Tiranë, me aktivitet për dhënien e makinave me qira, raporton oranews.

“Shtetasi E.Z  ka thyer kushtet e qirasë dhe e ka shitur mjetin në qytetin e Fierit për një shumë prej 1500 euro.

Pas një pune të mirëorganizuar nga Seksioni kundër Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier u bë e mundur lokalizimi dhe gjetja e kësaj makine”, sqaron policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Vjedhje”.