Mendimi i Publikut në Transmetuesin Publik

Grupi Këshillues i Publikut është emëruar dhe funksionon në bazë të Nenit 36 të Ligjit Nr. 04/L-046 për Radiotelevizionin e Kosovës dhe Nenit 29 të Statutit të Radiotelevizionit të Kosovës.

Grupi Këshillues i Publikut shqyrton vërejtjet dhe sugjerimet e shikuesve dhe dëgjuesve të Radiotelevizionit të Kosovës.

Përmes këtij linku mund t`i beni vërejtjet dhe sugjerimet tuaja, të cilat ndihmojnë në realizimin e misionit informues, edukues, kulturor dhe argëtues që ka RTK.

Para se të dërgoni duhet të selektoni I'm not a robot, pastaj zgjedhni fotot e kërkuara.

Vërejtjet dhe sugjerimet tuaja do të shqyrtohen nga Grupi Këshillues i Publikut në Radiotelevizionin e Kosovës.