Të thënat dhe pathënat rreth festivalit të parë historik të këngës në RTK do t`i dëgjoni sonte në kuadër të një emisioni special që do të transmetohet drejtpërdrejt në Radio Kosova 1 prej orës 20:00.

Një përmbledhje e gjithë  punës për Festivalin, ekipin me të madh të organizuar ndonjëherë në Kosovë, prapaskenat dhe gjithçka tjetër që solli në jetë këtë ngjarje të madhe kulturore, do të vjen tek ju drejtpërdrejt  nën shoqërimin e  Ud. Redaktores përgjegjëse të programit, Trëndelina Bucolli dhe Producentit ekzekutiv të Redaksisë së Muzikës, Fatos Hoxha.

Përveç në Radio Kosova 1 festivali do të transmetohet drejpërdrejt në RTK1, RTSH, Radio Televizionin e Maqedonisë në programin e dytë.