Ka nisur spektakli i madh dhe i shumëpritur i edicionit të parë të Festivalit të Këngës në RTK.

Skenografia e punuar me mjeshtëri nga Shqipe Kamberi dhe Rudina Xhaferri, tashmë është zbuluar. Dy prezantuesit ikonë të ekraneve televizive shqiptare, Adi Krasta e Besim Dina kanë bërë hapjen e edicionit historik.

“Artistëve të Kosovës, të dikurshëm e të tashëm, të vjetër e të rinj, të cilët krijuan në ditë të vështira e të bukura, me dashuri të madhe për vendin dhe kombin, ky festival u dedikohet”, u tha në fillim të këtij festivali.