
Pas fillimit të spektaklit të Festivalit të Këngës është zbuluar për publikun edhe trofeu i kësaj ngjarje madhështore, i cili do t’i jepet fituesit apo fitueses të Festivalit të Këngës në RTK, në edicionin e tij të parë.
Kupa është dizajnuar nga punonjëset e RTK-së, Zana Ramadani dhe Arbenitë Shala, ndërkaq është punuar nga Kashman Ramizi.