
Drejtori i European Broadcasting Union (EBU), Noel Curran e ka përshëndetur edicionin e parë të Festivalit të Këngës në RTK, duke e përgëzuar organizimin e tij. “Ngjarje fantastike që shpresoj të sjellë shumë gëzim e lumturi, argëtim për të gjithë. E di që po mbahet në një ndërtesë që është djegur para shumë vitesh, si dhe është bukur të shohësh atë ringjallje kulturore që bëhet në atë object. Jam i bindur që ky festival po bën jehonë përgjatë gjithë Prishtinës”, ka thënë ai në një video mesazh. Ai ka përgëzuar drejtorin e përgjithshëm, menaxhmentin, Bordin dhe gjithë ekipin e RTK-së për themelimin e Festivalit të Këngës.