
Edicioni i dytë i Festivalit të Këngës në RTK po afron. Përgatitjet për netët e këtij festivali po shkojnë drejt finalizimit, derisa edhe pjesa tjetër e organizimit është duke shkuar sipas dinamikës së paraparë.
Edhe sivjet interesimi për këtë festival pritet të jetë i madh, teksa tashmë mund të rezervohen edhe biletat/ftesat.
Ftesat e festivalit mund të sigurohen nëpërmjet emailit:
Numri i ulësve është i kufizuar dhe nuk mund të rezervohen më shumë se dy ftesa për person për një natë. Biletat/Ftesat janë pa pagesë dhe mund të rezervohen për të tri netët e festivalit.
Nata e parë e festivalit mbahet më 24 tetor.